Ambasadorja Kim: Reforma në drejtësi dhe çrrënjosja e korrupsionit, kërkesë e SHBA! Krenare për përparimin e Shqipërisë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka deklaruar se Shqipëria ka ndërmarrë reforma të vështira, veçanërisht ajo në drejtësi, që i dha mundësinë vendit të hapte negociatat me BE. Kim theksoi se reforma në drejtësi dhe çrrënjosja e korrupsionit nuk është çështje morale, por kërkesë e SHBA që Shqipëria të jetë një aleate më e fortë.
“E vendosur për të mbështetur përparimin e Shqipërisë dhe integrimin e plotë. Jam falënderuese që i shërbeva këtij vendi dhe njoha shqiptarët.
Teksa përfundoj misionin jam mirënjohëse që njoha këtë vend, të vizitoj 61 bashkitë dhe takoj shqiptarët në të gjithë fushat e jetës. Si çdo ambasador para meje, do përpiqem të jap pjesën time në demokraci, mbrojtje dhe biznes.
Shqipëria ka ndërmarrë reforma të vështira, veçanërisht në drejtësi që i dha mundësi vendit të hapte negociatat në BE. Reforma në drejtësi dhe çrrënjosja e korrupsionit nuk është çështje morale, por kërkesë e SHBA që Shqipëria të jetë një aleate më e fortë”, tha Kim.
Ambasadorja amerikane në fjalën e mbajtur në konferencën e fundit në pozicionin e saj si ambasadore amerikane në vendin tonë, u shpreh se memorandumi i nënshtruar në tetor të 2020 për bashkëpunim tregtar mes SHBA-Shqipëri, çoi në një sërë investimesh tregtare amerikane në vendin tonë. Dhe pikërisht këto investime, tha Kim, do mundësojnë Shqipërisë të rrisë furnizimet të diversifikojë burimet dhe të bëhet një qendër për shpërndarjen e energjisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Ndërsa kemi forcuar demokracinë, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ka arritur nivele të reja.
Në 2021 Shqipëria ishte organizatore e Defender union, që përfshiu 28 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere të NATO, që s’ishte mbajtur ndonjëherë në Shqipëri.
Shqipëria ndërton mbi biznesin e asaj veprimtarie për të mirëpritur Defender 2023.
Për hëre të parë në shqipëri ushtria amerikane po mban prani të vazhdueshme në Shqipëri.
Në 2022 forcat speciale të SHBA në Europë ngritën në Shqipëri selinë rajonale të task forcën për Ballkanin dhe ushtria e SHBA në Europë vendosi një brigadë të forcave të sigurisë këtu në Shqipëri.
Ishte impresionuese të shihje në 2022 grup batalionin e këmbësorisë së lehtë të Shqipërisë të certifikohej me vlerësimin e gatishmërisë luftarake të NATO.
Mund t’ju kujtohet se në tetor 2020 nënshkruam memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve që çoi në një sërë investimesh tregtare amerikane në Shqipëri.
Këto investime do mundësojnë Shqipërisë të rrisë furnizimet të diversifikojë burimet dhe të bëhet një qendër për shpërndarjen e energjisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ambasadorja Kim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




