Berisha: Një javë para zgjedhjeve të 2021, Basha më foli për koalicion me PS nëse nuk fitonte

Politikë | 3 vite më parë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ish-kryedemokratin Lulzim Basha se i ka folur për koalicion me Partinë Socialiste, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

I ftuar në emisionin “Publikisht” të Blerta Tafanit në RTSH, Berisha tha se Basha i kishte shkuar me një propozim të tillë vetëm 1 javë para zgjedhjeve, teksa thotë se ai e kishte refuzuar një gjë të tillë.

“Më erdhi ky një javë para zgjedhjeve dhe më tha çfarë mendon ti për një koalicion nëse nuk fitojmë zgjedhjet? I thash absolutisht jo, kjo është si t’i vësh vendit një saç korrupsioni sipër dhe merr fund gjithçka. Më tha po sikur të ndodhë? I thash unë do dal me gjithë pushtetin tim moral kundër”, tha Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme