Shqipëri – Hungari, nënshkruajnë memorandumet e mirëkuptimit dhe menaxhimin e ujit

Shqipëria dhe Hungaria nënshkruan të premten dy memorandume, atë të mirëkuptimit për integrimin dhe memorandumin për menaxhimin e ujit.
Kryeministria shqiptare njoftoi se në kuadër të bashkëpunimit mes vendeve, gjatë takimit të sotëm mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit hungarey Viktor Orban, u nënshkruan memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë për Europën dhe Punët e jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë për zhvillimin e një bashkëpunimi më të madh në fushën e integrimit europian.
Firmat përkatëse u hodhën nga shefat e diplomacisë Olta Xhaçka dhe Péter Szijjártó.
Ndërsa Memorandumi i Mirëkuptimit për bashkëpunimin në fushën e menaxhimit të ujit u nënshkrua ndërmjet Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore të Shqipërisë dhe ministrisë së Brendshme të Hungarisë.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




