Video e publikuar/ SPAK regjistron procedim penal ndaj kryebashkiakut, Safet Gjici

Politikë | 3 vite më parë

SPAK regjistron procedim penal kryesisht ndaj kreut të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici pas videos së publikuar në platformat e komunikimit.

Veprimi i SPAK erdhi fill pas publikimit të pamjeve, ku Safet Gjici shfaqet teksa kryen skena seksuale në ambientet e zyrës së tij në bashkinë e Kukësit.

Videoja mban datën 6 qershor 2023, teksa Gjici u rikonfirmua në krye të Bashkisë së Kukësit në zgjedhjet vendore të 14 majit. RTSH i disponon pamjet filmike por për arsye etike ka vendosur të mos i publikojë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme