Rama konferencë me Orban: Hungaria, avokatja e Ballkanit Perëndimor në BE

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në konferencën e përbashkët me homologun e tij hungarez Viktor Orban deklaroi se Hungaria është një nga avokatët më të zëshëm të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë shqiptare shprehu mirënjohjen ndaj qeverisë hungareze për mbështetjen e dhënë ndaj Shqipërisë dhe ekspertizën e vënë në dispozivion në të gjithë sektorët ku është kërkuar mbështetja.
“Hungaria është një ndër avokatët më të zëshëm të Ballkanit Perëndimor në BE dhe një nga forcat më progresive në raport me zgjerimin e Bashkimit Europian.
Hungaria dhe kryeministri Orban e kanë mbrojtur vijimësisht , pa kushte procesion e përshpejtimit të Shqipërisë dhe rajonit në BE.
I jam mirënjohës kryeministrit se kjo mbështetje nuk ka qenë vetëm me fjalë por një mbështetje e konkretizuar me ekspertizë, të vënë në dispozicion për qeverinë tonë në të gjithë aspektet dhe sektorët ku kemi kërkuar mbështetje dhe në kuadër të projekteve të binjakëzimit të projekteve të Ballkanit Perëndimor”, tha Rama.
Ky i fundit u shpreh se Shqipëria dhe Hungaria ka hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve ekonomike. Dhe sipas Ramës, është koha për të menduar për investime nga Hungaria e cila ka industri ekselence në turizëm.
“Kemi hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Hungarisë. Kjo vizitë ëhstë për të vazhduar në atë rrugë të re bashkëpunimi që hapi një fazë të re pas vizitës së delegacionit tonë kur u ftuam nga Kryeministri Orban në Budapest dhe ku u vendosën disa piketa mbi të cilat ne po vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe falë të cilave ne po shohim rezultate të prekshme”, u shpreh më tej Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




