Situata në Kosovë krijon tensione në Kuvend, Dogjani: Të dalim me një qëndrim dhe të dënojë Serbinë! Nikolla e ndërpret: S’po flisni për procedurë

Politikë | 3 vite më parë

Situatë në Kosovës ka tensionuar debatet në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti i opozitës Asllan Dogjani ka kërkuar që Kuvendi të dalë me një qëndrim dhe të dënojë sulmet e Serbisë ndaj policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

Gjatë fjalës së tij nga vendi ka ndërhyrë kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e cila i ka ndërprerë fjalën pasi deputeti nuk po fliste për procedurë. Kjo ka tensionuar edhe më tej situatën ku deputeti Dogjani ka shuar para foltores së Kuvendit duke ngritur zërin.

Pas debatesh, Nikolla i ka dhënë fjalën nga vendi për të përfunduar mendimin e tij.

Pjesë nga debati:

Dogjani: Në seancën e kaluar kam kërkuar që Kuvendi të dalë me një qëndrim për Kosovën, dhunës së ushtruar nga grupet kriminale ndaj KFOR dhe Policisë së Kosovës. Sot situata ka agravuar më tej, forcat speciale të Serbisë janë futur në territorin…

Nikolla e ndërpret: Kjo nuk është procedurë, e bëtë kërkesën tuaj. Mos ngrini zërin, por qetësohu se jeni në Kuvend.

Dogjani ngrihet i acaruar dhe shkon para foltores duke bërtitur lidhur me çështjen e Kosovës.

Nikolla: Shkoni në vend, do jua jap fjalën ne vend. Keni një minutë kohë të mbaroni mëndin tuaj.

Dogjani: Unë kam kërkuar në seancën e kaluar që kuvendi të mbajë një qëndrim, situata ka agravuar, forcat e Serbisë janë futur në Kosovë dhe kanë marrë tre policë peng. Kryeministri pse nuk vjen të japë informacion ca platforma ka dërguar francezëve dhe gjermanëve për vëllezërit tanë. Kuvendi duhet të mbajë një qëndrim dhe të mblidhet komisioni për politikat e jashtë. Ta dalim me një qëndrim dhe të dënojmë sulmet e Serbisë ndaj policëve të Kosovës.  

Një ditë më parë situata mes Kosovës dhe Serbisë u tensionua edhe më tej. Policia e Kosovës bëri me dije se dyshojnë se forcat serbe kanë rrëmbyer tre Policë kufitarë të Kosovës.

Ndërsa Kosova konsideron se rrëmbimi i efektivëve është kryer 300 metra në brendësi të territorit të Kosovës, Serbia thekson se tre Policët janë arrestuar 1.8 kilometra larg vijës administrative në rrugën Orahovë-Gnjilicë.

Ngjarja nxiti reagimin e ndërkombëtarëve të cilët u kanë bërë thirrje palëve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për de-përshkallëzimin e pakushtëzuar të situatës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme