Asociacioni i komunave me shumicë serbe/ Vuçiç: Kam respekt për Ramën, por ai nuk është i autorizuar të hartojë statut

“Kam respekt për Ramën por ai nuk është i autorizuar të hartojë statutin e asociacionit të komunave me shumicë serbe”. Kështu raportohet të ketë thënë presidenti serb Aleksandër Vuçiç në lidhje me projekt statutin për asociacionin që Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka paraqitur presidentit francez Emanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Sholz.
“Rama nuk është anëtar i ekipit manaxhues dhe prandaj nuk mund të përpilojë draft statut. As Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili duket se dëshiron të bëhet pjesë e atij ekipi, pasi edhe ai ka diçka të shkruar, por nuk ka të drejtë ta përpilojë statuin”, raportohet të ketë thënë Vuçiç për televizionin serb Happy.
“Nuk kemi çfarë të negociojmë këtu. Na jepni vetëm parimet dhe organet e Asociacionit siç janë negociuar dhe siç e kam nënshkruar në vitin 2015 me Isa Mustafën. Nuk kërkojmë asgjë më shumë. Sigurisht që kjo nuk do të ndodhë ndërsa Kurti është në pushtet”, theksoi më tej presidenti i Serbisë.
Gazetare: Elda Pepa
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




