Mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Kosovë më 14 qershor në Gjakovë, pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve

Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë më 14 qershor mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. Kjo mbledhje do të zhvillohet në Gjakovë të Kosovës dhe është e 9-të që zhvillohet mes dy qeverive.
Në këtë mbledhje pritet të nënshkruhen disa marrëveshje ndërqeveritare në fushën e drejtësisë, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë dhe mbrojtjes.
Deri më tani në mbledhjet e përbashkëta janë nënshkruar 41 marrëveshje, ku kryeministrit Kurti deklaroi më herët në mbledhjen e qeverisë se 39 prej tyre kanë gjetur zbatim të plotë.
Më 14 qershor dy kryeministrat, Albin Kurti dhe Edi Rama, do të takohen për herë të parë, pas propozimit nga ky i fundit i një drafti lidhur me asosacionin e komunave serbe pas tensioneve të krijuara në Kosovë.
Rama tha se i ka dërguar draftin Presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe se është punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe europianë prej kohësh. Rama shtoi gjithashtu se nuk është konsultuar me Kurtin për këtë draft
Tensionet në Kosovë, marrëdhëniet me aleatët dhe drafti për asosacionin e komunave serbe pritet të jenë gjithashtu në fokus të diskutimeve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




