“A do të garosh për kreun e PD-së?”/ Basha: Do vendos sipas interesit të demokratëve

Politikë | 3 vite më parë

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se ai do të vendosë në interesin më të mirë të demokratëve për të garuar ose jo për të marrë drejtimin e kësaj force politike.

Duke folur jashtë ambienteve të Kuvendit, Basha ka theksuar se ashtu siç u dorëhoq më 21 mars të vitit të kaluar, edhe këtë radhë do të ndërmarrë një vendim, për të qenë pjesë e garës ose jo për kreun e PD-së.

“Unë e kam treguar me vepra jo me fjalë që marr vendime në interes të demokratëve, në interes të shqiptarëve me aktin e 21 marsit. Ndaj dua t’i them çdo demokrati që edhe në rastin e vendimeve që do të marr do të udhëhiqem nga interesi i tyre më i mirë”, ka deklarura Basha për mediat.

I pyetur nga gazetarët se a është debat kontruktiv dhuna ndaj deputetëve e ndodhur në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Partisë Demokratike, Basha u shpreh se distancohet nga çfarëdolloj akti dhune.

“Cila dhunë? Nuk ka nevojë për të bërë spektakël. E refuzoj dhe distancohem, dhe e dënoj me forcë çdo sjellje në këtë rast, fjalën banalitetin, dhe kërcënimet që janë shkëmbyer në një moment tensioni, pjesë e së cilës kanë qenë edhe gazetarët”, u shpreh Basha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme