Kurti rrezikon ‘non grata’ nga SHBA? Rama: Deklarata të pakonfirmuara, dhe të pamohuara

Politikë | 3 vite më parë

Pas prezantimit të draftit për krijimin e asociacionit të komunave serbe, Kryeministri Edi Rama, pyetjes së gazetarëve nëse Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti rrezikon të shpallet ‘non grata’ nga SHBA-të, u shpreh se nuk ka ende asnjë deklaratë publike lidhur me këtë gjë, por janë vetëm dokumente që qarkullojnë në mënyrë të pakonfimruar, por dhe të pamohuar.

“Nuk hyj në këto sepse nuk kanë rëndësi të veccantë përsa kohë nuk janë deklarata publike, por dokumente që qarkullojnë të pakonfirmuara po as të pamohuara. Por nuk është fati i Kurtit sot në lojë, por i Kosovës si e tërë.

Natyrisht që unë, dua vetëm suksesin e Albin Kurtit, qeverisë së Kosovës, Republikës së Kosovës, por s’mund të rri më duke parë në kushtet kur realisht ajo që shoh duhet ndarë me të gjithë sepse është një kërcënim shumë i madh që nuk i vjen Kosovës nga Serbia, por nga reduktimi i marrëdhënieve me aleatët në një nivel ku e humbura e madhe është Kosova”, tha Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme