Mbledhja e Kryesisë, Alibeaj: S’ka pasur dhunë, për kreun e PD-së të garojë kushdo

Politikë | 3 vite më parë

Ish-kreu i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se nuk ka pasur dhunë mes mbështësve të Lulzim Bashës dhe deputetëve në mbledhjen e Kryesisë, e cila hapi zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike.

Sipas Alibeajt, se asnjë nga anëtarët e Kryesisë s’ka qenë në presion.

“Qëndrimet emocionale mos i merrni. Në mbledhje për aq sa zgjati asnjë prej kryesisë nuk ka qenë në presion. Unë isha në mbledhje. Asnjëri prej tyre s’ka qenë as në presion, ka pasur qëndrime të ndryshme. Krerët e degëve janë PD, ato njerëz që më 8 janar ishin në mbrojte të deputetëve. Ata njerëz. S’ka pasur dhunë, fjalë ka pasur jam dakord. Nëse secili prej jush është ndjerë i fyer apo në një situatë ju normale, ua kërkoj unë ndjesën”tha Alibeaj.

Sa i përket faktit se kush do të garojë për drejtimin e Partisë Demokratike, Alibeaj nuk dha emra por deklaroi se kushdo është i lirë të garojë.

“Nuk duhet të shkofusohemi nga fakti se kush do të jetë kryetar. Kryetar do të jetë ai që do të votojnë demokratët. Për të kandiduar, ka të drejtën të kandidojë kushdo.  Kosto për Shqipërinë është fakti që ky vend nuk po shkëputet dot nga e shkuara 33-vjeçare. Ajo që po ndodh sot në Partinë Demokratike, është ajo që ndodh me shoqërinë shqiptare”, theksoi Alibeaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme