Zgjedhjet vendore/ KAS rinumëron votat në Rrogozhinë, Edison Memolla i PS mbetet fitues

Rinumërimi i votave nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve për bashkinë e Rrogozhinës nuk ka ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, duke rikonfirmuar fitoren e kandidatit socialist, Edison Memolla.
Nga rinumërimi, Memolla i PS ka 5129 vota, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha ka 5108 vota, pra diferenca është vetëm 21 vota.
Rinumërimi i votave në Rrogozhinë erdhi pas kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”, me argumentin se diferenca mes kandidatëve ishte mjaft e ngushtë, vetëm 30 vota, dhe se rinumërimi nevojitej për të hequr çdo mëdyshje në rezultat.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




