Edi Rama: Të fuqishmit e PS-së përdorin hipotekën për interesat e tyre

Politikë | 3 vite më parë

Kryeministri socialist Edi Rama ka shprehur sërish shqetësimin e tij lidhur me situatën në hipoteka dhe çështjen e pronave.

Duke folur të premten në Tiranë gjatë turit të falenderimit për besimin që i është dhënë PS-së në zgjedhjet lokale të 14 majit, zoti Rama tha se hipoteka është trajtuar ndër vite si një vend ku të fuqishmit e PS punësojnë njerëz. 

“Ne kemi përgjegjësisë që një bankë (Hipoteka), e kemi trajtuar si një vend ku të fuqishmit e kësaj partie punësojnë njerëz” u shpreh zoti Rama. Ai tha se hipoteka është parë si një zonë trafiku interesash të veta dhe se qytetarët nuk marrin lehtësisht certifikatën e pronësisë.

“Ne akoma sot, kemi një problem shumë të madh, jemi një vend që nuk ka stabilitet në çështjen e pronës dhe këtu nuk flas për konfliktet e pronësisë, por për faktin që sot një shqiptar i zakonshëm nuk e ka akoma të lehtë që të marrë nga Hipoteka certifikatën e pronësisë që e ka atje!” tha kryeministri

Edhe një herë zoti Rama kërkoi ndjesë për situatën në hipoteka duke kërkuar kthimin e këtij institucioni në nivelin e një banke.

“Kush ka dorë në këtë turp, duhet të heqë dorë dhe ajo agjenci duhet të bëhet bankë. Ashtu sikur nuk i shkon në mendje njeriut për të bërë lodra me kurset e këmbimit të Bankës së Shqipërisë, ashtu mos t’i shkojë mendja të merret me tokat e shqiptarëve. Kjo është më e rënda!” tha zoti Rama. 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme