Kallëzimet për zgjedhjet vendore, Flamur Noka sërish në SPAK

Deputeti Flamur Noka është paraqitur sërish në SPAK, për herë të dytë brenda pak ditësh. Ai është thirrur lidhur me kallëzimet që koalicionin ”Bashkë Fitojmë” ka barë për zgjedhjet e 14 majit.
Vetë Noka është pyetur nga prokurorët në cilësinë e deklaruesit për kallëzimet e bëra për zgjedhjet vendore, ku sipas tij qytetarët janë kërcënuar dhe shantazhuar për votën.
Kallëzimet nga Flamur Noka janë bërë për Kryetaren e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufit për dy vepra penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, por edhe për aplikacionin “Aktivisti” që sipas tij, shantazhon dhe kërcënon administratën.
Për herë të parë në SPAK, Noka u paraqit më 23 maj, ku akuzoi Rilindjen se ka “bërë batërdi gjatë fushatës zgjedhore”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




