KQZ publikon ndarjen e vendeve për këshillat bashkiakë, PS renditet forca e parë me 758 mandate, “BF” 292

Politikë | 3 vite më parë

Rezultati për këshillat bashkiakë në të gjithë vendin, ka kristalizuar tashmë edhe peshën elektorale që patën subjektet politike në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Ky rezultat, i cili lidhet me proporcionalin, të mërkurën, është bërë zyrtar nga KQZ.

Për këshillat bashkiakë ishin në lojë 1613 mandate në të 61 bashkitë e vendit. Peshën kryesore të mandatave e mbanin bashkitë kryesore në vend si, Tiranë, Shkodër, Vlorë, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë.

Nga të dhënat zyrtare, shumicën dërrmuese e ka marrë PS-ja e cila ka 758 mandate. Socialistët janë forca e parë në të gjitha këshillat bashkiakë. Ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” renditet e dyta. “BF“-ja ka marrë 292 mandate këshilltarësh. Ndërsa PD-ja zyrtare, e cila renditet e treta, ka arritur të marrë 123 mandate, pasuar nga PSD me 116.   

Nga të dhënat zyrtare shihet qartë se PS-ja jo vetëm ka fituar numrim më të madh të kryetarëve të bashkive në rang vendi me 53 + 1 në koalicion me subjektin politik MEGA, por rendit forca e parë politike edhe sa i përket proporcionalit, duke marrë pjesën dërrmuese të vendeve në këshillat bashkiakë.

/rtsh.al/

 

   


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme