Kim takon anëtarët e KLGJ: Të vijojë zbatimi i reformës në drejtësi! Zyrtarët të veprojnë me integritet pavarësisht kërcënimeve

Politikë | 3 vite më parë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, zhvilloi një takim këtë të mërkurë (31 maj) me Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Ndërsa shprehu mbështetjen e fortë të SHBA për KLGJ-në dhe institucionet e tjera të drejtësisë i bëri thirrje anëtarëve të KLGJ-së që të përmbushin detyrën e tyre me integritet dhe pavarësi.

Yuri Kim theksoi rëndësinë e zbatimit të Reformës në Drejtësi, me qëllim që Shqipëria të shkojë përpara. 

“Është koha për t’u shkëputur nga mënyrat e vjetra. Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë të zbatohet në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara dhe zyrtarët duhet të veprojnë me integritet pavarësisht kërcënimeve dhe nxitjeve”, tha ambasadorja Yuri Kim.

Për më tepër, ambasadorja Yuri Kim kërkoi KLGJ-së të plotësojë sa më shpejt tre vendet e mbetura në Gjykatën e Lartë me gjyqtarët më të kualifikuar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme