Vendoret/ Berisha mbledh kandidatët e bashkive: Duhet ti rikthehemi protestave

Politikë | 3 vite më parë

Koalicioni “Bashkjë Fitojmë”, pjesë e së cilës ishte dhe Sali Berisha në zgjedhjet e 14 majit, arriti të merrte vetëm 7 bashki në Vendore. Në mbledhjen e sotme (29 maj) me kandidatët e bashkive të zgjedhjeve vendore, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se përpjekjet e kandidatëve të koalicionit BF ishin të mëdha, por beteja ishte e pabarabartë.

“Së pari ju përshëndes përzemërsisht të gjithë drejtuesit dhe kandidatit e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për përpjekjen e madhe që bëtë në një fushatë në kushtet më të pabarabarta” tha Berisha.

Iah kryeministri bëri thirrje për protesta pas humbjes së thellë të  zgjedhjeve të 14 majit. 

“PD duhet t’i rikthehet protestës. E vështirë, sakrificë, por rrugë tjetër, ju garantoj se vetëm veten e gënjejmë. Ne nuk jemi ata që gënjejmë vetem, por besojmë të vërtetat. Nuk mundet opozita të ndalojë qeverinë të shpërndajë 680 mijë zarfa” 

Ka vetëm një rrugëdalje, të ngrihen dhe të mbrojnë kombin e tyre nga një proces shkatërrimi që nuk e ka pësuar asnjë komb tjetër në botë. E gjitha kjo me mekanizmin e shkatërrimit të opozitës, sepse duke shkatërruar opozitën, vret masivisht shpresën” tha më tej ai.

Berisha përgëzoi kandidatë që morën mandatin për kryetarë bashkie.

“Falënderoj nga zemra të gjithë ekipet e kandidatëve, të gjithë anëtarët dhe të gjithë ata që u angazhuan për suksesin e kandidatëve tanë në këtë betejë më të pabarabartën e zhvilluar ndonjëherë”, tha Berisha teksa përshëndeti rezolutën e Parlamentit Europian, në të cilën u përfshinë shqetësimet e PD për zgjedhjet.

“Lidhur me zgjedhjet e 14 majit, raporti thekson se në Shqipëri duhet garantuar liria e partive të paraqiten në zgjedhje pa ndërhyrjen e aktorëve të tjerë shtetërorë. Ky pasazh i atribuohet PD-së. Për shkak të afateve, nuk janë paraqitur problematikat e shumta të zgjedhjeve.

Parlamenti Europian kritikon vendimin për rrëzuar hetimin parlamentar për skandalin McGonigal.

Parlamenti Europian është i skandalizuar me kontratën e Portit të Durrësit me një kompani nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi kjo kontratë shkel MSA-në. Gjithashtu në raport thuhet se projekte si ai i Portit të Durrësit, duhet të zbatojë ligjin e prokurimeve publike.

Raporti shpreh shqetësim se nuk ka progres në luftën kundër larjes së parave të krimit”, thekson Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme