Begaj uron Erdoganin për fitoren: Do rritet më tej vëllazëria mes dy popujve

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka uruar homologun e tij të sapozgjedhur në krye të shtetit turk, Rexhep Tajip Erdogan. Në mesazhin e tij të urimit, Begaj shkruan se “partneriteti dhe miqësia vëllazërore mes Shqipërisë dhe Turqisë do të vazhdojë të ushqehet dhe të rritet më tej”
“Urime të përzemërta, @RTerdogan në rizgjedhjen tuaj! Partneriteti dhe miqësia vëllazërore mes Shqipërisë dhe Turqisë do të vazhdojë të ushqehet dhe të rritet më tej”, shkruan Begaj në Twitter.

Ndërkaq, më herët ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ka uruar presidentin turk për fitoren e zgjedhjeve në Turqi. Përmes një postimi të shkurtër në rrjetin e tij social në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare ka uruar Ergodanin për fitoren e zgjedhjeve. Rama e ka shoqëruar urimin e tij me foton e presidentit turk.
Urimet e para Erdogan i ka marrë nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Presidenti serb ka uruar Erdoganin dhe popullin turk për “fitoren e tyre në zgjedhje”. Ndërsa nuk kanë munguar as urimet e presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev i cili e ka uruar Erdoganin përmes një telefonate, duke e ftuar atë të bëjë një vizitë në Baku. Erdogan arriti të fitojë me 54.6% të votave, ndërsa Kilicdaroglu ka marrë vetëm 45.53% të tyre.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




