Ligji “Për Dekoratat”, presidenti Begaj e ktheu në Kuvend, PS vendos nesër në komisionin e ligjeve për dekretin

Politikë | 3 vite më parë

Kthimi në Kuvend nga Presidenti, Bajram Begaj i ligjit “Për Dekoratat”, pritet të jetë nesër objekt i punës së komisionit parlamentar të ligjeve. Në dekretin për kthimin në Kuvend të këtij ligji, presidenti renditi disa argumenta ku themelori ishte se ai “cënonte kompentencat kushtetuese të kreut të shtetit në dhënien e dekoratave”.

“Kemi të bëjmë me një kompetencë kushtetuese të Presidentit të Republikës, që me ligj rregullohet mënyra e dhënies së dekoratave, titujve të nderit, pasi është e qartë se cili është organi që i jep ato,”- thuhet në dekretin për kthim të firmosur nga Begaj, i cili nënvizon se ligji mund të përcaktojë, apo të detajojë çështje proceduriale, teknike të procesit të dekorimit, por jo të deformojë kompetencën kushtetuese.

Është e paqartë nëse shumica do të marrë në konsideratë vërejtjet e Presidentit, apo do ta votojë edhe një herë në komisionin e ligjeve në formën që është, duke anashkaluar këto qëndrime të kreut të shtetit.

Po nesër, komisioni i ligjeve dhe ai i ekonomisë do të shqyrtojë edhe ndryshimet e propozuara “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme