Vendoret e 14 majit/ KQZ nis certifikimin e zgjedhjeve në 7 bashkitë ku u zyrtarizua rezultati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur certifikimin e zgjedhjeve vendore që u mbajtën në 14 maj.
Në mbledhjen e ditës së sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zyrtarizuar rezultatet e votimeve për kryebashkiakë dhe për këshillat bashkiakë për 7 bashki të vendit.
Gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kreu i këtij institucioni Ilirjan Celibashi ka bërë të ditur certifikimin e rezultateve në bashkinë e Elbasanit, ku fitues u shpall përfaqësuesi i Partisë Socialiste Gledjan Llatja me 35.985 vota përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi.
Sa i përket këshillave bashkiakë për këtë qytet Partia Socialiste mori 34 mandate, “Bashkë Fitojmë” 15, PD 4, PSD 3 dhe disa mandate partitë e vogla.
Gjithashtu, KQZ ka certifikuar edhe rezultatin e bashkisë së Lushnjës, ku fituese u shpall kandidatja e Partisë Socialiste, Eriselda Sefa me 22453 vota dhe ku PS ka marrë për këshillin bashkiak fitoi 24 mandate, “Bashkë Fitojmë” 7, PD 4, PSD 2, etj. Sa i përket Fierit është certifikuar rezultati ku u shpall fitues Armando Subashi i Partisë Socialiste.
Në Kamëz është certifikua rezultati i votave ku fitoi Rakip Suli po i PS-së. Në Berat ku u shpall fitues Ervin Demo i PS.
Në Korçë ku u shpall fitues Sotiraq Filo i PS dhe në Vlorë ku u shpall fitues Ermal Dredha i PS.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




