“Lëvizja e Legalitetit” ankimin në KAS, kërkon rinumërim të votave në disa KZAZ për këshillin bashkiak Tiranë dhe Dibër

Politikë | 3 vite më parë

Partia Lëvizja e Legalitetit ka bërë dy ankimime në KAS që lidhen me disa KZAZ për numërimin e  votave për Këshillin Bashkiak Tiranë dhe atë Dibër.

Partisë Lëvizja e Legalitetit ka kërkuar rinumërim të votave në këto KZAZ, pasi sipas saj “rezulton mospërputhje mes numërimit të votave të dala në ekran me numrin e votave të hedhura në proces-verbal.

Për këshillin bashkiak Tiranë, PLL kërkon që në KZAZ-të nr 29, 37 dhe 41 të numërohen edhe njëherë qendrat e votimit.

Edhe për këshillin Bashkiak Dibër, PLL pretendon se në KZAZ 19 “ rezulton se në përllogaritje të rezultatit nuk është parashikuar në rezultat QV 1100, kutia e së cilës sipas proces verbalit është dëmtuar gjatë transportit. Ne kërkojmë numërim të saj dhe shpërndarjen e votave për subjektet zgjedhore”.

KA PLL ora 14 05 by Rtsh Faqe on Scribd

KA PLL ora 14-00 by Rtsh Faqe on Scribd

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme