Prokurori i Përgjithshëm: Serdar Hoxha dhe Rezeart Tusha, s’përfshihen në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin e deputetit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka shqyrtuar të enjten rezultatin e verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues Serdar Hoxha, kandidat për deputet i listës shumemërore të Partisë Social Demokrate Qarku Shkodër, si dhe Rezeart Xhelal Tusha, kandidat për deputet i listës shumëmërore të Koalicionit PD – Aleanca për Ndryshim Qarku Durrës.
Pas shqyrtimit, Komisioneri konstatoi se Serdar Hoxha dhe Rezeart Tusha nuk përfshihen në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të deputetit.
Në këtë seancë, Komisioneri miratoi Tabelën Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë; Tabelën Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e këshillit të Bashkisë Rrogozhinë; Tabelën Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Belsh, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




