Sekretari i Përgjithshëm i MEPJ greke dhe ambasadorja Kamitsi mbërrijnë në paraburgimin e Vlorës, takim me Belerin

Politikë | 3 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, Theoharis Lalakos dhe ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi, kanë mbërritur pak më parë në Drejtorinë e Policisë Vlorë, ku ku do të takohen me kandidatin fitues të Bashkisë së Himarës, Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin, të cilët ndodhen në paraburgim.

Sipas protothemas, sekretari i Përgjithshëm do të informohet për gjendjen e tyre shëndetësore dhe kushtet e ndalimit të tyre, ndërsa në konsultim me Ambasadën e Greqisë në Shqipëri do të shqyrtohen veprimet e radhës për trajtimin e kësaj çështje.

Beleri dhe Kokaveshi ndodhen në paraburgim pas arrestimit për blerje votash më 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 Majit, ndërsa më 13 maj gjykata caktoi për të masën e sigurisë “arrest me burg”.

Beleri fitoi në zgjedhjet e 14 majit, me një diference mjaft të ngushtë nga kandidati socialist, Jorgo Goro, konkretisht me vetëm 19 vota më shumë. Ndërkohë që 165 vota kanë qenë të pavlefshme për 36 kuti votimi dhe 14 vota të hedhura gabim.

Arrestimi i Belerit nxiti mjaft reagime nga pala greke, të cilët e konsideruar si ngjarje të papranueshme, ndërsa bënë thirrje të vazhdueshme për lirimin e tij. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u shpreh se arrestimi i Belerit, do të ndikonte në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme