Qarku Elbasan/ Mbyllet numërimi i kutive, PS siguron shumicën e mandateve, PD ia kalon BF në Belsh

Politikë | 3 vite më parë

Ka përfunduar numërimi i kutive të votimit për Këshillin Bashkiak të Elbasanit. Pas numërimit të 224 Qendrave të Votimit, Partia Socialiste rezulton se ka fituar 28 mandate, Bashkë Fitojmë 12 mandate dhe Partia Demokratike 7 mandate.

Sa i përket këshillit bashkiak të Gramshit, pas numërimit të 48 kutive të votimit, Partia Socialiste siguroi 6 mandate, Bashkë Fitojmë 2 mandate dhe Partia Demokratike 2 mandate.

PS ka marrë shumicën e mandateve edhe në këshillat e tjerë bashkiake të Qarkut të Elbasanit. Në Belsh, PS ka marrë 10 mandate për Këshillin Bashkia, Bashkë Fitojmë 2 mandate dhe PD 3 mandate.

Në Këshillin Bashkiak të Cërrikut, pas përfundimit të numërimit të 58 kutive të votimit, PS siguroi numrin më të lartë të mandateve, 11 të tilla, Bashkë Fitojmë 3 mandate dhe PD 2 mandate.

Në Librazhd dhe Prrenjas, po ashtu është  mbyllur numërimi i kutive, ku socialistët kanë siguruar pjesë dërrmuese të mandateve. Në Prrenjas pas numërimit të 39 QV-ve, PS mori 9 mandate, Bashkë Fitojmë 3 mandate, PSD 3 mandate dhe PD 1 mandat. Ndërsa në Librazhd, aty ku ishin 55 QV për t’u numëruar, PS siguroi 13 mandate, Bashkë Fitojmë 3 mandate dhe PD 1 mandat.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme