Humbja në zgjedhje, deputetetja e PD-së, Çupi: Lidershipi aktual i opozitës, në të dyja kampet, duhet të tërhiqet!

Politikë | 3 vite më parë

Kanë filluar reagimet e para nga rradhët e deputetëve demokratë, lidhur me humbjen e thellë të opozitës, në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social në Facebook, deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, ka komentuar rezultatin, si dhe ka artikuluar shkaqet që çuan në këtë humbje.

Sipas saj, rezultati i së dielës është fryt i përçarjes gati 2 vjeçare, ku pati disfatë në bastione, si dhe humbje të mëdha në pjesën më të madhe të bashkive.

Çupi apelon që, “lidershipi aktual i opozitës, në të dyja kampet, duhet të tërhiqet dhe t’ia lërë vendin pajtimit përmes një projekti të ri politik”.

“Mijëra demokratë qendruan në shtëpi pa i dhënë besim asnjërës palë të opozitës. Mijëra qytetarë të tjerë të pakënaqur me qeverinë nuk gjetën përfaqësim tek asnjëra nga logot e opozitës. Për fat të keq, po kuptoj që lidershipi i opozitës nuk ka ndërmend të dëgjojë këmbanat e alarmit. Mesazhi është dhënë i qartë: Të ndarë jemi të humbur! Mesazhi duhet lexuar: Shumica e votuesve nuk përfaqësohen më nga kjo opozitë, nuk kanë besim tek kjo opozitë.

Demokratët, shqiptarët nuk duhet të sakrifikohen më për interesa personalë të askujt. Lidershipi aktual i opozitës, në të dyja kampet, duhet të tërhiqet dhe t’ia lërë vendin pajtimit përmes një projekti të ri politik dhe përmes njerëzve që mund të rizgjojnë besimin tek elektorati i heshtur, trupa e vetme që mund të sjellë në pushtet opozitën. Është koha t’i lëmë vend arsyes! Të përçarë, me inate, me hakmarrje, me akuza të tmerrshme ndaj njëri-tjetrit do të përfundojmë akoma më keq!”- shkruan Çupi.

/rtsh.al/

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme