Fushë Arrëz/ PSD dhe PAA me 3 mandate në këshillin bashkiak, 2 PS. Me nga 1 PD e BF

Bashkia e Fushë Arrëzit është një nga 7 bashkitë që është fituar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Bashkia e vogël do të drejtohet nga Hil Curri i cili mori 2693 vota në krahasim me kandidatin socialist Fran Tuci i cili mori 1872 vota.
Ndërkohë këshilli bashkiak ka polaritet partiak. Partia Agrare Ambjentaliste dhe Partia Social demokrate ka nga tre mandate, ndjekur nga Partia Socialiste me 2 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 1 mandat, Aleanca e Djathtë Liberale me 1 mandat dhe Partia Demokratike me 1 mandat.
Partitë politike të mbetura pa mandat janë Partia Lëvizja e Legalitetit që ka marrë 0.39%, 16 vota. Partia Republikane 3.59% 161 vota.
Këshilli Bashkiak i Fushë Arrëz 15 anëtarë
- Nikolin Llesh Bardhoku PAA
- Mustaf Agim Pashkaj PAA
- Valentina Ded Lleshaj PAA
- Nikolin Gjin Sadiku PSD
- Besjana Gjokë Marku PSD
- Nikolin Marku PSD
- Afrim Ndoj PS
- Tereze Dema PS
- Valentin Doçi PKD
- Lezina Ceca PKD
- Lin Prendi (BF)
- Zef Cara ALD
- Pavlin Qafa PD
- Bardhok Qafa FRD
- Franc Doda PDIU
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




