Fitorja e PS në Vlorë, Ermal Dredha: S’ka gjumë, premtoj se do ta shndërroj në lokomotivën e turizmit për Shqipërinë

Politikë | 3 vite më parë

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Vlorës, Blendi Klosi dhe kandidatët fitues të bashkive, reaguan me një deklaratë pas fitores socialiste në zgjedhjet e 14 majit.

Klosi tha se rezultati i këtyre zgjedhjeve tregoi, sipas tij, se mbështetja e vlonjatëve për Partinë Socialiste është “e pakushtëzuar”.

“Në Himarë, kandidati jonë nuk fitoi, por PS mori 400 vota më shumë se 2 vite më parë. Falënderoj të 6 kandidatë fitues dhe kandidatin jo fitues të Himarës. Vlora është kryeqendra e PS. Ermal Dredha fitoi me 70.55% më shumë se çdo kandidat tjetër socialist në bashkitë në qendër të qarkut dëshmon se mbështetja e vlonjatëve do të jetë e padiskutueshme për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste”, u shpreh Klosi

Ermal Dredha, i cili korri një fitore bindëse në Vlorë, premtoi se në 4 vitet e ardhshme do ta shndërrojë qytetin në “lokomotivën” e turizmit për të gjithë vendin.

“Ndjehem shumë mirënjohës që qytetarët ja besuan votën Ermal Dredhës. Në drejtimin e duhur ashtu siç Vlora e meriton dhe kjo vjen vetëm me investimet e duhur. Premtoj se nuk do të ketë gjumë, por vetëm punë dhe shërbim. 4 vitet e ardhshme do ta bëjmë Vlorën lokomotivë e turizmit për të gjithë Shqipërinë”, tha ai.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme