Kutia e fundit për Tiranën, Erion Veliaj kryeson me 58287 vota ndaj Këlliçit, shumë pranë ‘vulosjes’ së fitores

Ka mbetur vetëm një kuti për numërim për Bashkinë e Tiranës. Deri në orën 04:30 janë numëruar 940 Qendra Votimi nga 941 që janë në total. Kandidati i Partisë Socialiste, Erion Veliaj ka marrë 158523 vota, duke qenë në një diferencë prej 58287 me kandidatin e Bashkë Fitojmë Belind Këlliçi, i cili ka siguruar 100236 vota.
Më 14 maj, Erion Veliaj kërkoi mandatin e tretë, për të cilin me rezultatet e arritura në 940 QV, duket se është shumë pranë finishit.
Partia Socialiste ka marrë 3 bashki në qarkun e Tiranës, të Vorës, Kamzës dhe Rrogozhinës, ndërsa humbi Bashkinë e Kavajës, fitorja e së cilës u shënua nga kandidati i Bashkë Fitojmë Fisnik Qosja.

Sakaq, numërimi për Këshillin Bashkiak vijon ende. PS ka marrë 33 mandate nga numërimi i 265 Qendrave të Votimit. E ku janë ende 676 QV për t’u numëruar, Bashkë Fitojmë ka marrë 16 mandate, ndërsa Partia Demokratike 4 mandate.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




