Votimi dhe numërimi elektronik në Vorë, rezultati brenda 30 min. Pjesëmarrja 43 %, mungoi vota e të rinjve

Politikë | 3 vite më parë

Pjesëmarrja në zgjedhjet vendore të 14 majit në bashkinë Vorë kanë qenë 43 % ose 2 % më shumë se zgjedhjet e pjesshme vendore të 2022 të zhvilluara në këtë bashki.

Vora ishte një nga bashkitë ku votimi dhe numërimi u bë në mënyrë elektronike dhe rezultati pritet të dalë brenda 30 minutash pas mbylljes zyrtarisht të procesit të votimit.

Do të jetë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ai që do të shpall rezultatin për Bashkinë Vorë.

Sipas gazetares së RTSH Sonila Mlloja është se në zgjedhje nuk pati një pjesëmarrje të lartë të të rinjve.

“Pjesëmarrja është 43 % krahasuar me vitin e kaluar janë 2 % më shumë. Votuan 13 300 votues nga 30 822 votues që ka bashkia Vorë. Ka pasur shumë pak të rinj që hodhën votën e tyre”, tha gazetarja.

Lidhur me procesin e votimit në këtë bashki, raportohet i qetë ku problematika e vetëm ka qenë me moshën e tretë të cilët kishin vështirësi në përdorimin e votimit elektronik.

Për bashkinë Vorë në garë janë kandidati i PS, Blerim Shera e PS dhe kandidati i “Bashkë Fitojmë” Indrit Hoxha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme