Durrësi në zgjedhjet lokale 2023/ Nis procesi i votimit, mbi 265 800 qytetarë pritet të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakun

Politikë | 3 vite më parë

Në zgjedhjet lokale te 14 majit, votuesit e Durrësit do të zgjedhin kryetarin e bashkisë për 4 vitet e ardhshme mes dy kandidaturave, Emirjana Sakos, nga PS, e cila ka drejtuar këtë bashki prej marsit të 2020-tës dhe Igli Cares, nga Koalicioni “Bashke Fitojmë”, i cili ka qene deputet i PD-së në vitet 2009-2017. Votimi tashmë ka nisur, teksa qytetarët e parë kanë hedhur votën e tyre, ndërsa gazetarja e RTSH në Durrës, Albana Agolli bëri me dije se procesi ka nisur i qetë, teksa janë shënuar problematika të vogla me vënien në funksionim të pajisjeve elektronike në dy qendra votimi, por që janë zgjidhur brenda pak minutave

Bashkia e Durrësit është e dyta me e madhja ne vend, pas Tiranës, me mbi 265 800 votues, që do të zgjedhin gjithashtu edhe 51 këshilltarët bashkiake mes 730 kandidaturave të paraqitura nga partitë me lista te mbyllura.

Prej vitit 2000 kjo bashki drejtohet nga socialistët.

Bashkia e Durrësit zë një sipërfaqe prej mbi 337 mije km katror. Ajo shtrihet përgjatë bregdetit të Adriatikut, ku është vendosur edhe posti kryesor i vendit. Kjo bashkie ka një rëndësi të veçantë nga pikëpamja ekonomike, që lidhet si me pozicionin e saj, aq sa edhe me potencialin turistik. Bashkia e Durrësit përbëhet nga 6 njësi administrative, qyteti i Durrësit dhe njësitë administrative në zonat rurale, Sukth, Rrashbull, Manës, Ishëm dhe Katund i Ri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme