Këlliçi kundër shembjes së pallateve mbi 50-vjeçare: Do ju shembin shtëpitë për të ndërtuar kulla betoni

Politikë | 3 vite më parë

Në ditën e  fundit të fushatës zgjedhore, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi u takua me tregtarët e “Myslym Shyrit” dhe tregut Çam.

Teksa përsëriti edhe një herë premtimet e tij, Këlliçi tha se është kundër shembjes së pallateve vjetra mbi 50-vjeçare.

“Domethënë, sot të rrezikuar në Tiranë nuk janë më vetëm qytetarët që janë në proces legalizimi por dhe autoktonët, dhe ata që i kanë apartamentet me letra të rregullta, me certifikatë pronësie me të gjitha, vetëm për faktin se mund të banojnë në apartamente më të vjetra se 50-vjeçare rrezikojnë që Erion Veliaj mund t’i nxjerri nga shtëpia, për t’u shembur shtëpitë për t’i bërë kulla betoni. Bëjeni zgjedhjen vet, katër ditë kanë ngelur”, tha Këlliçi.

Ai e konsideroi kundërshtarin Erion Veliaj se po përdor standarde të dyfishta për ndërtimi i kullave në kryeqytet.

“Të gjithë ato banorët në Tiranë, në qytet dhe në fshat, që më thonë: Belind nuk hapin dot dritaret e shtëpisë, nuk rregullojmë dot avllinë, nuk rregullojmë dot çatinë se vjen na vë gjobë policia bashkiake. Kurse klientela e këtij shiko çfarë bën!”, tha Këlliçi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme