Kandidati Bejko takim me Këshillit Atlantik të PD

Politikë | 3 vite më parë

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko i shoqëruar nga kryetari i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj,

prezantoi para  anëtarëve të Këshillit Atlantik të formuar pak ditë më parë,  programin e tij për kryeqytetin në garën elektorale të 14 Majit. 
Zoti Bejko tha se vizioni i tij në drejtimin të bashkisë ka në thelb qytetarin. Ai tha se modeli i ri i qeverisjes që synon të sjellë nën drejtimin e  pushtetit vendor, është larg decentralizimit dhe papërgjegjshmërive për të cilat akuzoi kundërshtarit socialist dhe kryeministrin Rama.

Në fjalën e tij zoti Bejko u ndal në çdo fushë të programit sipas tij për një kryeqytet pro arsimit, artit, bujqësisë dhe çlirimit të ekonomisë nga barra e taksave të larta.

“Ne jemi nje parti që vetëm duke ruajtur vlerat euroatlantike do të ringrihemi më të fortë se më parë” shprehu bindjen e tij zoti Bejko. 

Duke kërkuar votat për Roland Bejkon, kryetari i komanduar i partisë demokratike Enkelejd Alibeaj nuk la pa sulmuar si kryeministrin Edi Rama dhe koalicionin “Bashkë fitojmë”. “Do sjellim modelin e qeverisjes së mirë. Pushteti sot është i korruptuar“- tha zoti Alibeaj.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme