PS mbyll fushatën në Kamëz/ Veliaj: Rama dhe Rakip Suli kanë transformuar qytetin me investimet e tyre

Politikë | 3 vite më parë

Partia Socialiste ka mbyllur sot fushatën elektorale në Kamëz për zgjedhjet vendore të 14 majit. Në këtë takim, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se në Kamëz, qeveria e drejtuar nga Edi Rama ka realizuar çdo investim dhe çdo projekt të kësaj Bashkie.  

“Edi Rama e do Kamzën. Ka pranuar çdo propozim për të investuar për Kamzën, çdo projekt të rindërtimit për Kamzën, çdo shkollë të re për Kamzën, çdo kopësht, çdo çerdhe, Parkun e Paskuqanit dhe të gjitha projektet e Bashkisë së Kamzës.

Me Edin dhe me Kipen Kamza do shkojë vetëm përpara. Ndaj, për të gjithë ata që i kanë parë hajrin, që i kanë parë leverdinë, që i kanë parë prokopinë një skuadre të Edit dhe të Kipes që nuk na përçan veri-jug, por që na bashkon, që nuk na dhunon, nuk na përdor për të mbushur autobusët për të ardhur në Tiranë për protesta, – shoh disa nga politika e vjetër që thonë “Kamzën e kemi në xhep, apo “në Kamëz kemi varur xhaketën”, – askush nuk e varur xhaketën në Kamëz, askush nuk e ka Kamzën në xhep, Kamza është në këmbë, Kamza është gati për fitore dhe Kamza mezi pret të punojë,” u shpreh Veliaj në këtë takim ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme