Fushata zgjedhore, Veliaj: Mandati i ardhshëm do t’u dedikohet zonave si Astiri, Kombinati e Kashari

Kandidati i PS për Tiranën, Erion Veliaj zhvilloi një takim me banorët e Kombinatit, Kasharit dhe Astirit, të cilëve u premtoi se mandati i tretë, pas 14 Majit, do t’i dedikohet këtyre zonave të Tiranës.
Ju premtoj publikisht: Ky do të jetë mandati i dedikuar Astirit, Kasharit e Kombinatit, si kurrë më parë, për të shkuar deri në cepin e fundit dhe për t’u siguruar që siç e kemi me provë në Kombinat, ku kemi shkollën më të bukur në Shqipëri “Lasgush Poradeci”, apo shkollat “Betim Muço” dhe shkollën e re, që po bëhet nga e para, “Musine Kokalari”, ashtu do i kemi edhe 5 shkollat e Kasharit, Yzberishtit dhe Astirit,” deklaroi Veliaj.
Veliaj tha se nuk është tesera ajo që duhet të shtyjë në kutinë e votimit, por mireqenia familjare e gjithsecilit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




