Zgjedhjet/ Ambasadorja Kim: Kemi parë raportimet për shit-blerje votash, partitë të veprojnë

Politikë | 3 vite më parë

Teksa na ndajnë dhe 4 ditë nga zgjedhjet vendore, ambasadorja amerikane u ka dhënë mesazh partive politike që të veprojnë në rast se dikush pretendon se ka blerë bota për atë subjekt politik.

Kim u shpreh se është në dijeni të shitjeve dhe blerjeve të votave, dhe shpreson që autoritetet ligjzbatuese të bëjnë detyrën e tyre për këto raste.

“Nëse dikush”, thekson Kim, “thotë se është duke blerë vota për një parti politike, kjo parti politike duhet të ndërmarrë veprime”.

“Kemi parë raportime për shit-blerje votash dhe shpresojmë që autoritetet ligjzbatuese do të bëjnë detyrën e tyre”, tha ambasadorja në një deklaratë për mediat.

Ajo u ka kërkuar qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Kushdo që ka të drejtë për të votuar, të votojë”, theksoi ambasadorja.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme