Celibashi i propozon KAS gjobë për 20 kryebashkiakë, 5 zyrtarë ministrish, funksionarë lokalë

Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, i ka dërguar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve 5 kërkesa për vendosje sanksionesh administrative ndaj disa kryebashkiakëve dhe zyrtarësh të lartë të ministrive. Seanca pritet të zhvillohet nesër.
Sipas kërkesës, personat kanë shkelur ligjin duke përdorur fonde publike.
Ajo që bie në sy është fakti se Celibashi ka kërkuar sanksione ndaj 20 kryebashkiakëve, 5 Sekretarëve të Përgjithshëm të ministrive të financave, turizmit, shëndetësisë, drejtësisë dhe kulturës, në masën 3 mijë lek.
Lista e kryebashkiakëve për të cilët kërkohet gjobë
-Armando Subashi, kryetar për bashkinë Fier
-Gledian Llatja, kryetar për bashkinë Elbasan
-Klodian Taçe, kryetar për bashkinë Gramsh
-Arif Tafani, kryetar për bashkinë Belsh
-Lefter Alla, kryetar për bashkinë Bulqizë;
-Andis Salla, kryetar për bashkinë Cërrik;
-Redjan Krali, kryetar për bashkinë Kavajë;
-Klement Ndoni, kryetar për bashkinë Këlcyrë;
-Erion Isai, kryetar për bashkinë Kolonjë;
-Shuaip Beqiri, kryetar për bashkinë Konispol;
-Safet Gjici, kryetar për bashkinë Kukës;
-Pjerin Ndreu, kryetar për bashkinë Lezhë;
-Kastriot Gurra, kryetar për bashkinë Librazhd;
-Majlinda Bufi, kryetar për bashkinë Roskovec
-Elton Arbana, kryetar për bashkinë Shijak
-Eriselda Sefa, kryetar për bashkinë Lushnje;
-Qerim Ismailaj, kryetar për bashkinë Mallakastër
-Nuri Belba, kryetar për bashkinë Prrenjas
-Pali Kolefski, kryetar për bashkinë Pustec
-Blerim Shera kryetar për Bashkinë e Vorës





/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




