Bejko: Hapim 5 komplekseve sportive, subvencionojmë fëmijët që nuk kanë mundësi ekonomike

Politikë | 4 vite më parë

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës , Roland Bejko zhvilloi një takim me qytetarët ku u prezantoi atyre programin për sportin dhe shëndetin.

Bejko thotë se Bashkia aktuale nuk është e përqendruar në jetën sportive dhe kështu premtoi më shumë mbështetje për fëmijët e të rinjtë. Bejko angazhohet për ndërtimin e 5 komplekseve sportive në hyrje të Tiranës, ku do të zhvillohen sporte të ndryshme.

Po ashtu do të krijohen qendra rekreaktiviteti falas për të gjithë qytetarët, të cilët do mund të futen me kartën e rezidentit të lagjes ku banojnë. Ndërkohë qe sa i takon ndotjes, Bejko tha se do të ulin nivelin e ndotjes dhe për këtë do të shtojnë hapësirat e gjelbra, si edhe do të krijojnë lehtësi për taksitë elektrike dhe hibride.

Infrastruktura dhe kujdesi shëndetësor për qytetarët e Tiranës do jenë jo më larg se 15 min banesave të qytetarëve shtoi  Bejko.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme