Ndryshon përbërja e ekipit përgjegjës për negociatat Shqipëri- BE

Politikë | 4 vite më parë

Ndryshon përbërja e grupit përgjegjës negociator Shqipëri- BE. Ministri i Shtetit i ka kërkuar qeverisë që të bëhen disa ndryshime në ekipin përgjegjës për zhvillimin e negociatave, si dhe në traktatin e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Negociator përgjegjës i këtij ekipi do të jetë Julian Hodaj, zëvendësministër i Brendshëm, deri dje bashkënegociator përgjegjës. Ndërsa Besart Kadia, zëvendësministër i Financave dhe i Ekonomisë, negociator përgjegjës për disa kapituj, do të zëvendësohet me Endrit Yzeirajn, edhe ky zëvendësministër i Financave dhe i Ekonomisë.

“Ermira Gjeçi, do të zëvendësohet me Arian Jaupllarin, kurse Ornela Çuçi do të zëvendësohet nga Almira Xhembulla.”- thuhet në vendim.

Do të jetë ministri i Shtetit dhe Kryenegociator dhe grupi negociator përgjegjës për zbatimin e këtij vendimi.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme