Meta takim me banorët tek “Ali Demi”: Me Këlliçin, Tirana nga korrupsioni absolut, në transparencë absolute

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi një takim në zonën e “Ali Demit”, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 14 majit.

Meta tha se 14 maji do të bëjë kalimin nga korrupsioni absolut në transparencë absolute dhe se garanci për një fakt të tillë është kryetari i ardhshëm i bashkisë, Belind Këlliçi dhe anëtarët e Këshillit të ri bashkiak.

“Kandidati ynë do shkëlqejë si këshilltar i bashkisë së Tiranës me përkushtimin ndaj komunitetit. Tirana sa vjen e rritet e ka nevojë për një menaxhim tjetër që nis më 14 maj me votën tuaj. Në një ditë kalohet nga korrupsioni absolut në transparencë absolute”, tha Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë, Meta theksoi se më 14 maj Tirana do bëjë zgjedhjen e saj të mençur, sepse e tillë është.

Në takimin e realizuar te lagjia ”Ali Demi” Meta ishte me kandidatin për anëtar të Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Tiranës, Artan Distafa.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme