Bejko me banorët e Astirit: Angazhohemi për ndërtimin e shkollave, kopshteve dhe çerdheve

Politikë | 4 vite më parë

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko zhvilloi një takim me banorët e Astirit.  Bejko tha se ndërtimi i shkollave, kopshteve dhe çerdheve në këtë zonë e cila sipas tij është lënë jashtë vëmendjes së Bashkisë dhe kryebashkiakut aktual Erion Veliaj është një nga pikat e programit që Partia Demokratike ka hartuar.

Bekjo tha se edhe në këtë zonë do të ndërtohen shkolla, kopshte dhe çerdhe vetëm 15 minuta larg banesës së qytetarëve, njëjtë si standardet që kërkon Bashkimi Europian.

“Kopësht, çerdhe, shkollë 15 minuta larg banesës. Që do të thotë s’do ketë më shkolla me 40 nxënës dhe s’do ketë më shkolla me dy dhe tre turne siç ndodh sot. Do të jetë prioritet i joni, i të gjitha prioriteteve. Se çështjet e edukimit janë ato që mbajnë një shoqëri në këmbë. 

Një shkollë me të njëjtat parametra, më të njëjtin numër nxënësish dhe sipërfaqe, në Itali bën 3 mln euro, në Shqipërinë e Erion Velisë bën 5, 6 apo 7 milion euro, gati dyfishi i çmimit. Ne që se kemi mendjen të vjedhim dhe që s’jemi peng i oligarkëve që ta diktojnë ata se çfarë do të ndërtojmë, ku do ta ndërtojmë dhe me çfarë çmimi do ta ndërtojmë, jemi të çliruar nga këto ngarkesa”, tha Bejko.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme