Mediu takim me kandidatët për këshilltarë për Bashkinë e Tiranës: E domosdoshme të bisedoni me njerëzit

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një takim me kandidatët për këshilltarë për Bashkinë e Tiranës, theksoi se është momenti i tyre dhe sipas tij është e domosdoshme që të luftojnë fort në çdo rrugicë, lagje apo fshat të Tiranës, të bisedojnë dhe dëgjojnë njerëzit dhe t’i kërkojnë të votojnë Partinë Republikane.
“Ky është një moment jashtëzakonisht i vështirë edhe për faktin sepse pushteti përpiqet me çdo mënyrë të ushtrojë presion tek njerëzit, dhe kjo është e papranueshme, pasi ata mendojnë se shqiptarët janë në shitje”, u shpreh Mediu.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




