Meta: Programi i Këlliçit nxitës për bizneset, transport falas edhe në Ndroq e Kërrabë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se programi i kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçit për bashkinë e Tiranës, është nxitës dhe miqësor ndaj biznesit dhe ku sipas Metës, përfitojnë 45 mijë biznese.
Meta premtoi më tej transport publik falas jo vetëm në kryeqytet, por nga Shëngjergji dhe deri në Ndroq, nga Zall-Bastari dhe Zall-Herri e deri në Kërrabë, transporti do të jetë falas.
“Është një program shumë nxitës dhe shumë miqësor ndaj biznesit dhe përfitojnë 45 mijë biznese në Tiranë. T’u bëjmë të qartë të gjithëve për përfitimet që do të kenë nga shërbimi i transportit falas!
Jo vetëm në qytetin e Tiranës, por nga Shëngjergji dhe deri në Ndroq, nga Zall-Bastari dhe Zall-Herri e deri në Kërrabë.
T’u bëjmë të qartë të gjithë këtë program të jashtëzakonshëm që kthen qytetarët në qendër të vëmendjes”, shkruan Meta në Facebook.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




