Këlliçi: Do ndërpres pagesat për Inceneratorin e Tiranës! Kallëzim për këdo që ka shkelur ligjin

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi ka deklaruar se do të ndërpresë pagesat për Inceneratorin e Tiranës, në rast se qytetarët do t’i besojnë votën në zgjedhjet lokale të 14 majit.
I ftuar në emisionin “Publikisht” të Blerta Tafanit në RTSH, Këlliçi e konsideroi Inceneratorin e Tiranës “fantazmë”, teksa shtoi se do të kallëzoi të gjithë personat që kanë shkelur ligjin, sipas tij, në lidhje me këtë çështje.
“Nëse në landfillin e Sharrës zbatohet kontrata për trajtimin e mbetjeve, unë do ta paguaj kontratën, por nëse nuk kryhet ky proces, unë kam të drejtën të anuloj pagesat për një shërbim që nuk më jepet. Do stopoj çdo vjedhje që i bëhet qytetarëve të Tiranës për shërbime fantazmë që nuk ekzistojnë. Është e provuar që në Sharrë kemi patur landfill në 2017 dhe kemi të njëjtin landfill edhe në 2023, diferenca është vetëm 62 mln dollarë, se ku kanë shkuar këto para i jap fjalën qytetarëve që do kem kallëzim personalisht për këdo që ka shkelur ligjin për t’i çuar para drejtësisë”, tha Këlliçi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




