14 maji/ Bardh Spahia: Vizioni ynë për Shkodrën, një qytet i zhvilluar në disa drejtime

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Skodrën, Bardh Spahia ka zhvilluar një takim me qytetarët pasditen e kësaj të marte (2 maj), nga ku prezantoi vizionin tij, duk kërkuar votën në garën elektorale të 14 majit.
Sipas Spahisë, synimi tij për Shkodrën është një qytet i zhvilluar në disa drejtime, ndërsa përmendi programin për zhvillimin e territorit. I tha se ky program ka 4 drejtime kryesore: Shkodra me zhvillim të qëndrueshëm; Shkodra Inovative; Shkodra Turistike; Shkodra me shërbime cilësore.
“Vizioni ynë për Shkodrën është ai i një qyteti të zhvilluar në disa drejtime, ku mbështetet fort tek potencialet që territori ka, tek traditat dhe vlerat më të mira që na bëjnë padiskutim një prej bashkive më të rëndësishme në Shqipëri dhe rajon. Ne i kemi përkthyer në mënyrë të përgjegjshme dhe profesionale sfidat për zhvillimin e territorit, duke hartuar programin e zhvillimit te territorit, me 4 drejtime strategjike kryesore: Shkodra me zhvillim të qëndrueshëm; Shkodra Inovative; Shkodra Turistike; Shkodra me shërbime cilësore”, tha Spahia.
Ai tha se synimi është përmirësimi i shërbimeve bashkiake, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
“Jemi fokusuar në projektet e ekomobilitetit urban, eficiencës energjitike, zhvillimin e turizmit dhe kulturës, zhvillimin rural dhe përmirësimin e shërbimeve bashkiake duke synuar kështu përmirësimin e cilësisë së jetesës. Të dashur miq, qëllimi ynë nuk është thjesht fitorja në 14 maj. Unë jam i sigurt se përpara kemi një rrugë të gjatë dhe të bukur për të bërë së bashku. Qëllimi ynë është që çdo ndryshim i bërë, çdo reformë, çdo vendim i marre të shërbejë për të krijuar mirëqenie, siguri dhe shpresë për qytetarët tanë dhe ne do ja dalim”, deklaroi Spahia.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




