14 maji/ Rama takim me të rinjtë në Korçë: Shqipëria, dritare e re në sytë e botës për të bërë biznes

Politikë | 4 vite më parë

Në vijim të takimeve elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit, kreu i Partisë Socialiste dhe njëherazi kryeministri i vendit, Edi Rama u ndal pasditen e kësaj të marte (2 maj) në një takim me të rinj në Korçë, të cilët kanë lënë emigrimin dhe janë rikthyer për të punuar në qytetin juglindor.

Rama u ndal pikërisht te largimi i të rinjve nga vendi, ku teksa tha se çdo kush ka të drejtë të provojë veten në vende të tjera, theksoi se megjithatë ngritja e bizneseve të shërbimeve në vendin tonë sjellë jo pak të ardhura.

“Korça po bëhet një vend ku nevoja për shërbime cilësore është shumë e madhe dhe ku mundësia për të krijuar biznese shërbimesh që nga bizneset e vogla të cilat sjelli ta ardhura të konsiderueshme, më të mëdha se të ardhurat që mund të fitohen jashtë duke punuar për dikë tjetër. Në mënyrë që të shtyjmë më përpara shërbimet në këto territore, si dhe industrinë kreative, dhe t’u japim mundësi të rinjve që duke jetuar këtu siguroni të ardhura dinjitoze dhe keni dhe pjesën tjetër, pjesa e kënaqësisë së të jetuarit në vendin tënd, që është e lidhur me shumë elementë, elementë familjarë si je mësuar të jetosh dhe që jashtë nuk i gjen kurrë. Por gjithkush ka të drejtë të synojë të kapërcejë dete, male e oqeane dhe ta provojë veten në realitete të tjera, ne nuk jetojmë më në bunker, por në një botë të hapur. Me ikjet dhe kthimet kemi hyrë në një kohë që bashkëjetojmë dhe nuk kemi asnjë rrugë. Shqipëria po bëhet gjithnjë më e mirë dhe do jetë shumë më e mirë vitegte e ardhshme sepse ka hyrë në një kthesë të madhe pa kthim”, tha Rama.

Sipas kryesocialistit Rama, Shqipëria shihet si një “dritare” e re për botën jo vetëm për të shijuar vendin tonë, por edhe për të bërë biznes, gjë që sipas tij sjellë shumë përfitimie për vendin tonë. 

“Hapja e Shqipërisë si një dritare ere në sytë e botës për të parëm, shijuar e bërë biznes, është tashmë një fakt me të cilin do jetojmë në të ardhmen dhe prej të cilit do të përfitojmë shumë. Në Shqipëri po bëhen sot investime të rëndësishme”, theksoi Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme