Begaj: Vlerësoj komunitetin arbanas të Zaras për ruajtjen e identitetit

Politikë | 4 vite më parë

Në kuadër të vizitën së Kroaci, presidenti shqiptar, Bajram Begaj, shoqëruar nga ai kroat Zoran Milanoviç, vizituan komunitetin arbanas të Zarës (Zadar-it).

Gjatë takimit, Begaj vlerësoi komunitetin arbanas për ruajtjen e identitetit, gjuhës, kulturës dhe traditive shqiptare.

“Prania juaj këtu në Zadar edhe pas më shumë se tre shekujsh është një trashëgimi e përbashkët historike, e cila ka ndikuar jashtëzakonisht shumë për forcimin e marrëdhënies dypalëshe miqësore midis dy popujve dhe dy vendeve” tha  Begaj ndërsa shtoi se “Këtë trashëgimi të vyer të kombit tonë që të parët tuaj e sollën këtu në Zadar, kemi detyrimin e përbashkët ta ruajmë e ta promovojmë edhe më shumë”.

Kreu i Shtetit vlerësoi mikpritjen dhe politikat e mira të Kroacisë për minoritetet, duke nënvizuar se shqiptarët si nga komuniteti i arbanasve apo atyre të ardhur në dekadat e fundit, përfaqësohen denjësisht në fushat e artit, sportit e deri në nivele politike në parlamentin e vendit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme