Fushata në Shkodër/ Bardh Spahia: Ndryshimi fillon në 14 maj! Benet Beci: Ta zhvillojë qytetin pas 30 vitesh

Fushata në Shkodër është fokusuar mes kryetarit të bashkisë dhe kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia dhe kandidatit të socialistëve Benet Beci.
Bardh Spahia ka zgjedhur të takojë banorët në lagje të ndryshe të qyteti të Shkodrës, ndërsa Benet Beci ka qenë më Shirokë.
Gjatë takimeve me qytetarët e lagjes nr.2 dhe në zonën e Dobracit, Spahia ftoi shkodranët që ta votojnë masivisht për t’i dhënë Shkodrës zhvillimin që ajo meriton.
“Duhet ndryshuar ky realitet dhe duhet puna dhe kontributi i të gjithëve. Ndryshimi fillon nga 14 maji. E kemi nevojën që të bëjmë sa më shumë shokë e dashamirët në 14 maj të kutia e votimit”, tha Spahia.
Ndërsa për Benet Becin, Shkodra ka 30 vite që i mungon zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturorë dhe se me votimin e PS edhe ky qytet do bëhet si gjithë qytete e tjerë të vendit,
“Unë e di se shumë prej jush presin me padurim një fitore të PS, pas 30 viteve që ta kthejë Shkodrën në një qytet si gjithë qytetet e tjera, ku zhvillohet ekonomia turizmi, ku ka ndërtime, infrastrukturë e mirëqenie”, tha Beci.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




