Përcaktohen proceduarat për pajisjen e partive me zyra! Manja: Përfitojnë ato që kanë marrë mbi 1 % të votave

Qeveria ka përcaktuar procedurat për mënyrën e pajisjes së partive politike me zyra në nivel qendror dhe vendor. Nga ky ligj përfitojnë të gjitha partitë që kanë marrë mbi 1% të votave në 3 zgjedhjet e fundit të përgjithshme.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se në ligj janë përcaktuar kufijtë maksimal ku qeveria merr përsipër të paguajë qiranë.
“Përcaktimi i procedurës dhe mënyrën e pagesës së zyrave qendrore dhe vendore të partive politike. Pjesë e këtij përfitimi, pajisma me zyra sipas ligjit për partitë politike, do të jenë të gjitha partitë politike që në 3 zgjedhjet e fundit të përgjithshme kanë marrë mbi 1 % të votave.
Nëse do jenë ambiente në publike kontrata do lidhet me partive politike dhe ministrisë së Brendshme, në nivel vendor do lidhet me partive politike dhe bashkive dhe aty ku nuk ka ambiente publike në përdorim me këtë akt kemi mënyrën e pagesës së qirasë dhe kufijtë maksimal të pagesë për partitë politike.
Qeveria merr përsipër dhe garanton të drejtën e partive që të kanë marrë mbi 1 % të votave për t’u pajisur me zyra. Qeveria merr përsipër të paguaj qiranë duke përcaktuar kufijtë maksimal të sipërfaqes dhe qirasë”, tha Manja.
I pyetur se si do të veprohen e selinë e PD, Manja tha se kjo çështje nuk i takon qeverisë, por janë mosmarrëveshje mes palëve.
“Lidhur me selinë e PD zoti u dhënë fuqinë t’i zgjedhin vetë mosmarrëveshjet që kanë Foltorja me vulën, kjo nuk është pjesë dhe asnjë detyrë e qeverisë”, tha Manja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




