Fushata/ 21 premtimet e Elvis Hajdërlli për Devollin: Uli taksën e tokës, shëtitore buzë lumit me 20 mijë pemë

Kryetari I Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish kryeministri Sali Berisha ishin sot pasdite në Devoll për të prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë, Elvis Hajdërlli.
I dalë nga primaret e Partisë Demokratike Hajdërlli u premtoi qytetarëve më shumë shërbime cilësore, transparencë por dhe taksë zero për tregun e fermerit, rehabilitimin e shtratit të Devollit dhe kthimin e saj në një shëtitore por dhe azhornimin e tokave bujqësore me qëllim që të regjistrohen. Fokusi kryesor, do të jetë zhvillimi i prodhomit vendas, agroturizmit dhe agro biznesit
Premtimet e kandidatit
1-Do të jemi të dëgjueshëm e të vëmendshëm për të zgjidhur hallet tuaja
2-Arrogance nuk do ekzistojë, përgjegjshmëri në llogaridhënie, transparencë efikasitet
3-Menaxhimi i fondeve do të jetë efektiv për të përmirësuar punën dhe jetën e banorëve
4- Do të mbrojmë pyjet e Nikolicës
5- Fokusi kryesor zhvillimi i prodhomit vendas, agroturizmit dhe agro biznesit
6-Ngritja e polit të lirisë”, salla kompjuterike digitale për nxënësit, dhe mundësi trajnimi në fushën e teknologjisë, terrene e palestra
7- Bibliotëke të menaxhuar nga vetë shkolla.
8- Rikonstruksioni u markatës dhe krijimi i hapësirave të reja për tregtimin e produkteve ushqimore dhe mallrave artizanalë.
9- Taksa zero për tregun e fermerit dhe prodhimet lokale.
10- Ngritja e inkubatorit të biznesit me në fokus aplikim grantesh dhe startapesh në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të agrobiznesit
11 – Asistencë konkrete në marrjen e shërbimeve të ndryshme nga portali e – Albania dhe një zyrë e veçantë në bashki.
12 – Ndërtimi i terminalit të transportit publik lokal ndërqytetas e ndërkomëbtarë
13 – Normalizimi dhe disiplinimi i trafikut
14- Rehabilitimi i shtratit të lumit Devoll për të shndërruar në një shëtitore me 300 mijë metra katrorë ku dot ë mbillen 20 mijë pemë.
15- Ulje të taksës mbi tokën bujqësore në minimumin e lejuar nga ligji
16 – Azhornim përfundimtar të tokave bujqësore të Devollit për regjistrimin e tyre
17- Rikthimin e ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve të Bashkisë Devoll për të evituar koston në rritje të pagesës së ujit.
18- Garantimin e kushteve të mira në shkolla
19- Krijimi i klubit të intelektualëve të Devollit
20 – Rigjallërimi i aktiviteteve kulturore përmes ndërtimit të kinemasë
21- Do të ndërtojmë shtëpinë muze të Dritëro Agollit
Për të kërkuar votën e devollinjve, në podium u ngrit edhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta
“Është koha për të zëvendësuar këtë monizëm absolut të këtyre viteve sidomos pushtetin vendor që solli korrupsionin absolut me një transparencë absolute dhe llogaridhënie absolute” tha Meta.
Meta u shpreh i bindur se Hajdërlli “do të shpëtojë bashkinë e Devollit nga falimenti e do ta bëjë një nga bashkitë më të lulëzuara”
Ndërkohë Sali Berisha denoncoi tenderat që jep Edi Rama dhe e fton në ballafaqim
‘I thoni të heqë lopatën dhe të sjellë kandidatin këtu, bashkë me Elvisin të dalin para jush. Por kanë frikë se i del kunati rrogë madh, se del vetë me dy rroga. Nuk dalin dot në asnjë ballafaqim. E kërkoj, i them unë hajde në ballafaqim Edvin, hajde të të tregoj pak tenderat e baxhanakut, tenderat e thjeshtrës, të tregoj pak vjedhjen që po bën djegësat 420 milionë euro. Të të tregoj pak ç’po bën me Portin e Durrësit.Jo, jo nuk vjen”
Në zgjedhjet e 14 majit, Hajdërlli do të ketë përballë kryetarin aktual të bashkisë së Devollit, socialistin Eduard Duro.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




