PD hap fushatën elektorale në Lezhë, Bardhi takim me strukturat e degës

Politikë | 4 vite më parë

Partia Demokratike ka hapur fushatën elektorale në Lezhë duke komentuar koalicionin e Sali Berishës me Ilir Metën. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokrarike, Gazment Bardhi ishte në Lezhë për të shënuar hapjen e fushatës zgjedhore në këtë bashki.

Bardhi mori pjesë në takimin e kryesisë së Degës me strukturat lokale të PD ku edhe ka folur jo vetëm për fushatën, por edhe për situatën politike.

Gazment Bardhi ndër të tjera shtoi se në këtë betejë elektorale të pazakontë është futur me një qëllim, për të ruajtur dinjitetin e PD.

“Edhe në këtë betejë elektorale të pazakontë kemi hyrë me një qëllim, të ruajmë dinjitetin e PD. Ka qenë vendim i vështirë, çdo zgjidhje që mund të bënim ishte me pasojë”, tha Bardhi.

Partia Demokratike nuk ka kandidat në asnjërën prej tre bashkive të Qarkut Lezhë, por do të garojë vetëm për Këshillat Bashkiak në zgjedhjet vendore të 14-majit.

Gazetare: Bjolanda Cuku

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme